Flash

Seancë plenare në Kosovë, tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit

Lapsi.al 3 July 2025
Seancë plenare në Kosovë, tentativa e 41-të për

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 41-të në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, proces i cili prej 15 prillit vazhdon të dështojë për shkak të përplasjeve ndërmjet partive politike për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Megjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë javën e kaluar, që i obligon deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve – afat që përfundon më 26 korrik – partitë politike vijojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me interpretimin e këtij aktgjykimi.

Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të mbyllur, duke e konsideruar këtë të lejuar nga Kushtetuesja, ndërsa PDK, LDK dhe AAK këmbëngulin se aktgjykimi kërkon votim të hapur e nuk lejon ndryshime të rendit të ditës apo mënyrës së votimit gjatë procesit.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me liderët e partive të mëdha dhe pritet të vazhdojë sot me përfaqësues të partive më të vogla, duke u kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit” të arrihet një marrëveshje brenda afatit kushtetues.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:23

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI