Pse Jobe Bellingham nuk do të luajë kundër vëllait të tij
Kartoni i verdhë i marrë kundër Monterrey ka sjellë pezullimin për më të voglin e familjes Bellingham, i cili nuk e dinte këtë rregull: në Kupën e Botës për Klube pezullimi vjen pas dy ndëshkimeve, ndryshe nga sa ndodh kur luhet një ndeshje kampionati. Jobe nuk e dinte dhe vetëm pas pushimit kuptoi që nuk do të mund të përballej me vëllain e tij në çerekfinale.Këtë e ka zbuluar trajneri i tij, Niko Kovac, i cili ka qenë i detyruar t’i shpjegojë rregulloren e turneut: “Jobe nuk e dinte që me kartonin e dytë të verdhë ishte automatikisht i pezulluar. Në pushim nuk e kuptonte ende që nuk do të mund të luante ndeshjen tjetër; iu desh ta thosha unë.” Për të ka qenë një dush i ftohtë sepse do të donte ta sfidonte Jude për herë të parë në karrierën e tij, por do t’i duhet ta shtyjë ndoshta duke menduar për një përballje të mundshme në edicionin e ardhshëm të Champions League.