Flash

Diogo Jota u martua 10 ditë më parë: kush ishte sulmuesi i Liverpool që humbi jetën

Lapsi.al 3 July 2025
Diogo Jota u martua 10 ditë më parë: kush ishte sulmuesi i
Futbolli është tronditur nga lajmi i aksidentit tragjik në Spanjës, ku humbën jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota e vëllai i tij. 28 vjeçari, sapo ishte martuar me të fejuarën e tij Rute Cardoso dhe kishte tre fëmijë. I vëllai André, dy vjet më i ri, ishte gjithashtu futbollist profesionist i Penafiel.

Shkaku i dyshuar i aksidentit ku humbën jetën Diogo Jota e i vëllai

Shpimi dhe shpërthimi i një gome, që ndodhi gjatë përpjekjes për të kryer një parakalim (por ky është vetëm një interpretim i momentit në pritje të konfirmimeve zyrtare më të detajuara), do të kishte shkaktuar rrëshqitjen e mjetit, të pamundur për t’u kontrolluar nga drejtuesi i automjetit. Pak më vonë, automjeti mori flakë duke mos lënë asnjë mundësi shpëtimi për sulmuesin e Reds Diogo Jota e as për vëllain që ishte me të.

Dhjetë ditë më parë martesa me Rute Cardoso

Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Në profilin personal në Instagram dhe në atë të gruas janë fotot e ceremonisë dhe të “po-së përjetë” që çifti kishte shkëmbyer më 22 qershor. Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë e lindur në 2024. Ai do të duhej të kthehej në Merseyside pas një jave për të nisur përgatitjet me skuadrën.

Kush ishte Diogo Jota, futbollist portugez i Liverpool

Bota e futbollit portugez, spanjoll dhe anglez është në shok. Diogo Jota ishte blerë nga Liverpool në 2020, i cili e kishte marrë nga një tjetër klub i ishullit (Wolverhampton) duke paguar 44,7 milionë euro. Që atëherë ai ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Reds me të cilët ka luajtur 182 ndeshje, ka shënuar 65 gola dhe ka dhënë 26 asistime. Me fanellën e klubit të Merseyside kishte fituar tre trofe: në sezonin e kaluar kishte triumfuar në Premier League (2024-25) por në vitrinë kishte vendosur edhe një FA Cup (2021-22) dhe një Kupë të Ligës (2021-22). Së fundmi kishte festuar edhe suksesin në Nations League të fituar me përfaqësuesen luzitane që mposhti në finale Spanjën me penallti. Diogo Jota kishte filluar karrierën në vendlindje te të rinjtë e Gondomar për t’u transferuar më pas te përfaqësuesja U19 e Paços Ferreira (me të cilin mbërriti edhe në ekipin e parë). Atletico Madrid dhe Porto ishin formacionet e tjera me të cilat kishte veshur fanellën përpara transferimit në Angli.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI