Flash

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Lapsi.al 3 July 2025
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm

Pika kufitare e Qafë Botës u bllokua përkohësisht mëngjesin e sotëm. Kalimi i automjeteve në doganën e Mavromatit në Greqi u pezullua për shkak të një operacioni policor të kryer në anën greke, ku u arrestuan 13 persona. Për pasojë u pezullua kalimi i automjeteve, ndërsa u lejua vetëm kalimi i njerëzve në këmbë.

Nga ana shqiptare nuk pati radhë, ndërkohë që aktualisht është hapur edhe dogana Mavromatit dhe ka filluar lëvizja normale e automjeteve.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë në Greqi kreu një operacion në rajonin e Epirit, me fokus doganën e Mavromatit në Thesprotí. Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, qëllimi i operacionit është arrestimi i punonjësve të administratës doganore, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në raste mitmarrjeje, ryshfeti dhe shkelje të detyrës. Deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimet vijojnë me intensitet të lartë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:23

Parashikimi i motit këtë të enjte

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Temper...

07:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI