Flash

Berisha: Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar

Lapsi.al 3 July 2025
Berisha: Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhet e 11 majit. Berisha u shpreh se në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi paraqitën qartë farsën zgjedhore të 11 majit.

Ai shtoi se krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar. Sipas tij qytetarët janë në një terror nga një anë të bandave në pushtet dhe nga ana tjetër të bandave në terren. Ai shtoi se është detyrë e çdo shqiptari të kontribuojë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

"Në Porto isha së bashku me Fatmir Mediun, anëtar i Delegacionit të Parlamentit tonë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Albana Vokshin. Mendoj se me ndërhyrjet e tyre, Mediu dhe Vokshi dhanë një kontribut me të vërtetë të qenësishëm në ndriçimin e të gjithë shëmtisë së farsës zgjedhore të 11 majit. Pra në këto kushte ne zhvilluam një debat, jo vetëm me shqiptarët nëpërmjet medias, siç keni parë këtu çdo ditë. Unë kam paraqitur fakte, dokumente, por po kështu edhe me komunitetin ndërkombëtar.

Natyrisht farsa është farsë dhe nuk mund të pranohet kurrë. Por farsa është farsë e cila zgjidhet vetëm kur qytetarët shqiptarë të marrin në dorë fatin e votës së tyre. Dhe këtu dua të shpreh qëndrimin tim; asnjë njeri nuk ka të drejtë të fajësojë qytetarët shqiptarë. Duhet fajësuar për fajin që kanë narkodiktatori, narkopolicia, narkoskapi, narkogjykatat, që heshtin, mbështesin krimin zgjedhor.

Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar, dhe qytetarët në një terror nga një anë të bandave në pushtet, nga ana tjetër të bandave në terren ndaj dhe është detyrë e çdo shqiptari të kontribuojë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë," tha ai.

Të këshilluara

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancën e sotme në rend dite është janë një sërë projektligjesh për të diskut...

10:20

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI