Flash

Shtyhet sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Lapsi.al 2 July 2025
Shtyhet sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryetarit të baskisë së Himarës Jorgo Goro, i cili nuk ishte prezent në sallë. Në deklaratë nuk është caktuar ora dhe data për arsyen e mosprezencës. Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.

"Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pa shprehur vullneti i tij."

Ish-kryebashkiaku i Himarës, u arrestua për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI