Flash

Sa para ka premtuar presidenti i Al Hilal për ekipin: Nafel, çmenduri për çdo fitore

Lapsi.al 2 July 2025
Sa para ka premtuar presidenti i Al Hilal për ekipin: Nafel,
Befasia më e madhe e këtij Botërori për Klube, përveç Palmeiras dhe Fluminense, është pa dyshim Al-Hilal. Skuadra arabe e presidentit Nafel drejtuar nga Simone Inzaghi, pasi është paraqitur mirë në kampionatet e fundit saudite, po dallon edhe në këtë kompeticion të ri ndërkombëtar duke u kualifikuar në çerekfinale duke mposhtur befasueshëm Manchester City 4-3. Pasi i besuan pankinën ish-trajnerit të Inter, mendohej se trajneri dhe skuadra do të kishin një periudhë normale njohjeje përpara se t’i jepnin jetë projektit teknik, por trajneri piaçentin arriti të përshpejtonte kohën duke ndërtuar tashmë një grup sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij. Pikërisht ky shpirt i madh i treguar në fushë kundër City u shndërrua më pas në festën që u mbajt në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve, trajnerit dhe pronarit të klubit, Fahad Bin Nafel. Pikërisht ky i fundit, që shpërtheu në lot pas fishkëllimës së fundit të sfidës kundër anglezëve, thuhet se i ka motivuar lojtarët duke i nxitur të fitonin kundër City në këmbim të një shpërblimi të majmë financiar, ndër më të mëdhenjtë që janë parë deri më sot, i rezervuar për çdo lojtar të skuadrës së Al-Hilal, pa llogaritur edhe bonuset e parashikuara për secilin dhe të përfshira në kontratat e nënshkruara. Një shtysë më shumë për të siguruar kualifikimin, që funksionoi.

Pagesa e çmendur pas fitores me Citizens

Në fakt festa e madhe me pronarin e Al-Hilal brenda dhomës së zhveshjes në fund të sfidës kundër City ishte e dyfishtë. Nga njëra anë suksesi kundër njërës prej skuadrave më të forta në botë, nga ana tjetër për paratë e shumta që hynë në xhepat e futbollistëve. Për saktësi, mediat nga Arabia bëjnë të ditur se shpërblimi i rezervuar për çdo lojtar të vetëm, i përcaktuar nga Al-Hilal në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Pep Guardiolës, kapte vlerën e 2 milionë riyalëve sauditë, pra gati 500 mijë euro (452.663,87 për saktësi). Gjysmë milioni euro pra për të fituar një ndeshje. Nuk është hera e parë që pronari i klubit saudit hyn në dhomat e zhveshjes duke shpallur shpërblimin pas një fitoreje. Kjo kishte ndodhur edhe në vitin 2023 pas fitores në kampionat kundër Al-Nassr të Cristiano Ronaldos të mposhtur 3-0, duke nxitur festën e gjithë skuadrës.

Çfarë ndodhi pas fitores së Al Hilal

Një shumë marramendëse për një ndeshje që në mënyrë të pashmangshme do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit saudit. Thuhet se pikërisht pronari i klubit, brenda dhomës së zhveshjes, sapo hyri për të uruar skuadrën, shpalli se sa do të jepte për çdo lojtar si “dhuratë” për atë fitore. Dhe kështu shpërtheu festa e pakontrolluar e djemve të Simone Inzaghit, i cili e filmoi gjithçka me celularin e tij, pothuajse i pabesueshëm për atë që kishte dëgjuar pak më parë. Mungojnë edhe tre ndeshje për të tentuar të bëjnë mrekullinë dhe të fitojnë titullin dhe ndjesia është se Al-Hilal dhe pronësia saudite do të premtojnë shpërblime të tjera për skuadrën…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI