Flash

Irani pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Lapsi.al 2 July 2025
Irani pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dha miratimin përfundimtar të premten për një ligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), raportuan mediat iraniane.

“Masoud Pezeshkian nënshkroi ligjin që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, thanë mediat shtetërore, që do të thotë se masa e marrë pas luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor, tani ka hyrë në fuqi.

Tërheqja e Iranit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike u paraqit në parlament menjëherë pas përfundimit të konfliktit 12-ditor me Izraelin dhe u miratua menjëherë nga ligjvënësit iranian.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI