Flash

Dhunuan dhe morën me forcë në automjet një 48-vjeçar, identifikohen katër autorët

Lapsi.al 2 July 2025
Dhunuan dhe morën me forcë në automjet një 48-vjeçar,

Një 48-vjeçar është marrë me forcë në automjet nga 4 të rinj në Durrës dhe është dhunuar. Denoncimi është bërë nga vetë i rrëmbyeri, shtetasi me iniciale D. S.

Policia kanë identifikuar 4 autorët e ngjarjes, të cilët janë shpallur në kërkim. 48-vjeçari i dhunuar raportohet se është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet se është gjetur dhe sekuestruar automjeti i përdorur nga autorët.

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.

Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI