Flash

Spiunonte për llogari të Iranit në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Lapsi.al 1 July 2025
Spiunonte për llogari të Iranit në Berlin, arrestohet një

Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledhur të dhënat për objektet dhe individët hebraikë në Berlin, njoftuan autoritetet daneze dhe gjermane të martën.

Ai do të ekstradohet në Gjermani, thanë autoritetet.

Prokurorët gjermanë thanë se i dyshuari, të cilin e identifikuan vetëm si Ali S në përputhje me ligjin gjerman për privatësinë, spiunoi në lidhje me tri prona në Qershor, si pjesë e përgatitjeve për veprimtari shtesë spiunazhi, përfshirë sulme të mundshme ndaj objektivave hebraike.

Ai dyshohet se kishte marrë urdhrat nga shërbimet sekrete iraniane në fillim të vitit 2025, thanë prokurorët.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se ambasadori iranian është thirrur në takim qortues të martën.

“Nëse ky dyshim do të konfirmohet, do të jetë një incident skandaloz që do të tregojë edhe një herë se Irani është kërcënim për hebrenjtë në mbarë botën”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pas vizitës në një sinagogë hebraike në qytetin Odesa, gjatë vizitës së tij në Ukrainë.

Ambasada iraniane në Berlin i mohoi akuzat duke i cilësuar si “akuza të pabazuara dhe të rrezikshme” që, sipas tyre, duken të krijuara për ta shpërqendruar vëmendjen nga sulmet izraelite ndaj Iranit.

“Diskutimet e mëparshme me autoritetet gjermane kanë nxjerrë në pah se disa palë të treta po përpiqen t’i largojnë perceptimet publike nga ngjarjet reale përmes skenarëve të sajuar”, thuhej në një deklaratë.

Sipas revistës Der Spiegel, i dyshuari ka bërë foto të ndërtesave, përfshirë selinë e Shoqërisë Gjermano-Izraelite dhe një ndërtesë ku thuhej se herë pas here qëndronte presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster.

Pas transferimit nga Danimarka fqinje, i dyshuari do të paraqitet para një gjyqtari në Gjykatën Federale të Drejtësisë të Gjermanisë, thanë prokurorët.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim deri më 23 korrik, në pritje të ekstradimit në Gjermani, tha në një deklaratë shërbimi kombëtar i sigurisë dhe inteligjencës së Danimarkës, PET.

Gjatë luftës 12-ditore muajin e kaluar midis Iranit dhe Izraelit, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Gjermania është e përgatitur që Irani t’i shënjestrojë objektivat izraelite ose hebraike në vend, pa dhënë më shumë hollësi.

Shoqëria Gjermano-Izraelite i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfshijë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI