Flash

Gaza dhe Irani, Trump do të presë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 1 July 2025
Gaza dhe Irani, Trump do të presë Netanyahun në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Trump pritet të takohet me Netanyahun të hënën dhe u tha gazetarëve gjatë një vizite në Florida se do të jetë “shumë i prerë” me të për nevojën e një armëpushimi të shpejtë në Gazë, duke theksuar se edhe Netanyahu e dëshiron një të tillë.

Zyrtari i lartë izraelit, Ron Dermer, ka qenë në Uashington këtë javë për të zhvilluar bisedime para takimit mes dy liderëve. Ai pritej të takohej sot me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, tha një zyrtar izraelit.

Trumpi dhe Netanyahu bashkëpunuan në një operacion ushtarak kundër centraleve bërthamore të Iranit në qershor, i cili kulmoi bombardime nga bombarduesit amerikanë B-2. Trump tha se bombardimet e “shkatërruan” kapacitetin bërthamor të Teheranit, megjithatë shkalla e dëmeve të shkaktuar në programin bërthamor iranian është e diskutueshme.

Trump tha se shpreson që javën e ardhshme të arrihet një marrëveshje armëpushimi për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, të mbështetur nga Irani, në Gazë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Shpresojmë se do të ndodhë. Dhe, mezi presim që të ndodhë gjatë javës së ardhshme”, u tha ai gazetarëve duke u nisur nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë njëditore në Florida.

Hamas ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet e mbetura në Gazë në kuadër të çdo marrëveshjeje për të përfunduar luftën, ndërsa Izraeli thotë se lufta mund të mbarojë vetëm nëse Hamasi çarmatoset zhbëhet. Hamas nuk pranon t’i dorëzojë armët.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 56.000 palestinezë.

Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI