Flash

Çmenduri: lojtarët e Colón shpëtohen nga tërbimi i tifozëve të tyre falë “breshkës”

Lapsi.al 1 July 2025
Çmenduri: lojtarët e Colón shpëtohen nga tërbimi i
Skena të një çmendurie të jashtëzakonshme gjatë një ndeshjeje të Primera B Nacional të kampionatit argjentinas kur, afër minutës së 90-të, shpërtheu kaosi fillimisht në tribuna e më pas në fushë, nga ana e ultrasve. Trazirat e furishme të tifozëve çuan fillimisht në pezullimin e përkohshëm të Colón -Mitre dhe më pas në shtyrjen përfundimtare të saj. Lojtarët, për të evakuuar terrenin e lojës, u detyruan të përdornin një formacion “breshke” të policëve me pajisje antitrazirë për të shmangur goditjet nga një breshëri gurësh që vinte nga shkallët.

Tërbimi i tifozëve vendas të Colón: ndeshja e pezulluar

Ndeshja mes Colón dhe Mitre po zhvillohej në stadiumin Brigadier General Estanislao López të Santa Fe për javën e 20-të të kampionatit të futbollit argjentinas dhe u pezullua në minutën e 79-të pas një serie të jashtëzakonshme incidentesh shumë të rënda në tribuna. Ndeshja, dhe gjithçka që pasoi, u transmetua drejtpërdrejt në TV, fillimisht u pezullua, pastaj u ndërpre përfundimisht në pritje të vendimit të gjykatës disiplinore që mund të sjellë një 3-0 në tavolinë si dhe një skualifikim të fushës dhe një penalizim në renditje për vendasit.

Nga pezullimi te shtyrja: “Nuk mund të luhet, do lëndohemi”

Me Colón në disavantazh 1-0, tifozët e Sabalero u rebeluan në tribuna dhe thyen një pjesë të rrethimit perimetral duke tentuar të hynin në fushë për të sulmuar lojtarët e tyre në fushë. Arbitri vendosi fillimisht të ndërpriste ndeshjen në pritje të rikthimit të rendit, por në fund vendosi ta pezullonte atë, duke e konsideruar situatën totalisht jashtë çdo kontrolli: “Do të lëndohemi, nuk mund të vazhdohet”, u dëgjua të thoshte nga mikrofonat televizivë.

Lojtarët shpëtuan falë formacionit “breshkë” të forcave anti-trazirë

Pas njoftimit të pezullimit përfundimtar të ndeshjes, skuadra mike dhe grupi arbitrar e lanë fushën, por ishte pikërisht në atë moment që zemërimi i tifozëve shpërtheu edhe më shumë. Skuadra e Colón de Santa Fe nuk arriti të hynte në zonën që të çonte tek dhomat e zhveshjes për shkak të materialeve ndërtimore të hedhura nga tribuna, të shkëputura nga tifozët. Vetëm falë një korridori të formuar nga policët me pajisje anti-trazirë, të cilët përdorën mburojat e tyre në formacion “breshkë”: një mbulim total nën të cilin lojtarët e Colón mundën të kalonin të padëmtuar.

Policia qëllon mbi tifozët me plumba gome për t’i shpërndarë

Vetëm falë këtij ndërhyrimi, policia mundësoi që fusha të evakuohej pa pasoja të dëmshme për askënd. Në fund, dhe me të gjithë të sigurt, forcat e rendit vendosën të futeshin në tribuna për të shpërndarë grupet më të dhunshme, duke qëlluar me plumba gome.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI