Flash

Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

Lapsi.al 30 June 2025
Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur kishte pohuar se bisedimet me Teheranin do të zhvilloheshin shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi të hënën se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta prej kur ia shkatërruam plotësisht centralet e tyre bërthamore”. Shtetet e Bashkuara i bombarduan tri objekte kyçe bërthamore të Iranit më 22 qershor, përfshirë edhe objektin e fortifikuar nëntokësor në Fordo.

Duket se Trumpi po i përgjigjej komenteve të senatorit demokrat, Chris Coons, i cili kishte vënë në dyshim deklaratat e mëparshme të Trumpit, ku ky i fundit kishte thënë se Kina mund të rifillonte blerjen e naftës nga Irani pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Iranit, më 24 qershor.

“Ose Presidenti Trump nuk e di që administrata e tij ka vendosur sanksione shkatërruese mbi naftën iraniane, ose nuk i intereson nëse kundërshtarët tanë i shkelin këto sanksione. Nuk e di cila nga të dyja është më shqetësuese”, shkroi Coons në X.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, e akuzoi të hënën administratën Trump për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve.

“Këto ndryshime të vazhdueshme dhe sinjalet e përziera, që janë kthyer në një model të rregullt të sjelljes amerikane gjatë tre apo katër muajve të fundit, nuk janë diçka mbi të cilën mund të mbështetemi”, tha ai gjatë konferencës së tij javore për shtyp.

Shkalla e dëmeve në programin bërthamor të Iranit gjatë luftës 12-ditore me Izraelin mbetet e paqartë. Irani thotë se objektet e tij bërthamore kanë pësuar dëme të mëdha, por është zotuar se do ta vazhdojë programin e vet, të cilin e cilëson si paqësor. Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), tha javën e kaluar se Irani mund ta rifillojë pasurimin e uraniumit “brenda disa muajsh”.

“Thënë sinqerisht, nuk mund të thuhet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka mbetur asgjë”, tha ai.

Të këshilluara

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin duke pritur për të...

19:45

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI