Flash

Shtyhet për në 7 korrik seanca për Jamarbër Malltezin

Lapsi.al 30 June 2025
Shtyhet për në 7 korrik seanca për Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 korrik seancën në ngarkim të Jamarbër Malltezit për dosjen "Partizani". Ky i fundit ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërkohë seanca e 7 korrikut është caktuar të mbahet në orën 11:00.

Malltezi foli jashtë gjykatës për mediat ku e cilësoi gjithë procesin si një "gjueti shtrigash". Ai u shpreh se do të përballen me çështjen, ndonëse sipas tij është çështje pa fakt penal, ku shton se nisi me kallëzim të rremë nga Taulant Balla.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 83.1 lekë dh...

08:21

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI