Flash

Sarandë/ Zbulohet një skaf i vjedhur në Greqi, u nxor nga deti me vinç

Lapsi.al 30 June 2025
Sarandë/ Zbulohet një skaf i vjedhur në Greqi, u nxor nga deti me

Policia e Sarandës ka arrestuar një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë për vjedhjen e një skafi në brigjet greke. Dyshohet se mjeti lundrues është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe është gjetur në territorin shqiptar.

Skafi është lokalizuar dhe sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte transportuar me kamion pasi ishte nxjerrë më parë nga deti me ndihmën e një vinçi. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar në mënyrë të plotë këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit:

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës.

Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 83.1 lekë dh...

08:21

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI