Flash

Me Range Rover i dehur, arrestohet Paul Ince: çfarë ndodhi me ish-lojtarin e Inter

Lapsi.al 30 June 2025
Me Range Rover i dehur, arrestohet Paul Ince: çfarë ndodhi me

Paul Ince është arrestuar me akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Ish-kapiteni i kombëtares angleze, 57 vjeç, me një të kaluar të rëndësishme edhe te Interi, Manchester United dhe Liverpool, u arrestua pasi të shtunën një Range Rover e zezë u përplas me një trafik-ndarës në Cheshire. Ish-futbollisti, pasi u identifikua, u la më pas i lirë me kusht dhe të premten do të dalë para gjykatësve të Chesterit. Aksidenti ndodhi pranë Heswall Golf Club, ku Ince kishte publikuar më parë përmbajtje në Instagram.

Policia e Cheshire deklaroi se ishte thirrur pas sinjalizimit për një aksident në orën 17:00 të së shtunës. “Aksidenti përfshiu një Range Rover të zezë që u përplas me barrierën qendrore të sigurisë.” Ince është një personazh i njohur për botën e futbollit anglez duke pasur 53 paraqitje me kombëtaren, duke marrë pjesë aktivisht në Europianin ’96 dhe Botërorin e Francës në vitin 1998. Pasi fitoi një Kupë të Kupave, dy Premier League, dy FA Cup dhe një Kupë Lige gjatë kohës si lojtar, ai filloi karrierën si trajner.

Paul Ince, të premten në Gjykatë

Për Ince, i cili pra të premten do të duhet të paraqitet në gjykatë, për momentin nuk ka asnjë detyrë në pankinë. Përvoja e tij e fundit si trajner i një skuadre futbolli ishte te Reading, deri në lamtumirën në 2023. Më parë kishte drejtuar Macclesfield, MK Dons, Blackburn Rovers, Notts County dhe Blackpool. Ince u afirmua te Manchester United në vitin 1989 dhe kaloi gjashtë vite të shkëlqyera në Old Trafford, duke fituar dy tituj Premier League, dy FA Cup dhe Kupën e Ligës në 1992. Ince u transferua më pas te Interi përpara se të kthehej në Angli për të luajtur te Liverpooli.

Karriera e Paul Ince

Pasuan përvoja të tjera te Middlesbrough dhe Wolves përpara se të varte këpucët në gozhdë. Aventurën e tij te Interi, ku Italia pati mundësi ta njihte, nuk ishte aq pozitive. Pas një fillimi jo shumë të ndritshëm nën drejtimin e trajnerit Ottavio Bianchi, me ardhjen e bashkëkombësit Roy Hodgson në pankinën zikaltër u bë shtyllë e mesfushës së skuadrës, por kjo nuk mjaftoi për ta mbajtur në klub, aq sa qëndroi në Serie A vetëm nga viti 1995 deri në 1997.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI