Flash

Malltezi: Prej 20 muaj mbahem në arrest shtëpi me urdhër të Ramës dhe Ballës

Lapsi.al 30 June 2025
Malltezi: Prej 20 muaj mbahem në arrest shtëpi me urdhër të

Anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka zbuluar ditën e sotme letrën që ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dy javë më parë, si shtesë për kërkesën për heqje të masës së sigurisë.

Në letrën drejtuar GJKKO, Malltezi shprehet se prej thuajse 20 muajsh me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe prokurorëve po mbahet në arrest shtëpie.

Ai thekson se ky proces është një farsë politike e ngritur sipas tij me porositë e Gabriel Escobar dhe Yuri Kim. Malltezi shprehet se procedimi penal nisi me kallëzimin "e rremë" të Taulant Ballës.

"Edhe sot që kanë shpenzuar miljona lekë dhe energji qoftë në Arkiv të Shtetit dhe qoftë duke marrë dhjetëra mijëra faqe nga Arkivat Italiane, SPAK ndonëse faktoi se Taulant Ballës kreu kallzim të rremë, sërisht refuzon të nisë procedim penal.",shprehet Malltezi ndër të tjera në letrën drejtuar gjykatës.

Ai shprehet se në këtë proces nuk ka fakt penal, nuk ka asnjë dëm, por shton se "ka vetëm kthim të sendit të vjedhur nga shteti tek qindra pronarët legjitimë".

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 83.1 lekë dh...

08:21

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI