Flash

Non grata e Berishës/ Ish-këshilltari Bolton: Vendim jo i duhur, duhet të rishihet

Lapsi.al 28 June 2025
Non grata e Berishës/ Ish-këshilltari Bolton: Vendim jo i duhur, duhet

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar. Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar, nuk e di deri në çmasë duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh ai. Bolton shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja. shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur, por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale", theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI