Flash

Botërori i Klubeve, Superkompjuteri llogarit përqindjet e trofeut:PSG e City favoritë

Lapsi.al 28 June 2025
Botërori i Klubeve, Superkompjuteri llogarit përqindjet e trofeut:PSG
Është Inter i rumunit Chivu rivali i parë i PSG dhe Manchester City për fitimin e Botërorit për Klube. Këtë, të paktën, e thotë Superkompjuteri i Opta-s, i cili duke analizuar të dhënat e performancës së çdo skuadre (përveçse shorteve) llogarit përqindjet përkatëse të suksesit: kampionët në fuqi të Europës kanë 20,6% mundësi për të ngritur trofeun, ndërsa skuadra e Guardiolës ndalet në 20,4%. Në vend të tretë, edhe pse me një distancë të caktuar, Superkompjuteri ka nxjerrë pikërisht zikaltrit, me 12,4% mundësi. Përpara skuadrave të blinduara si Bayern Munich (11,3%) dhe Real Madrid (9,7%). Ndërkohë kualifikimi në çerekfinale për Lautaro dhe shokët e tij duket të jetë pothuajse një formalitet, pasi shanset e tyre për të kaluar fazën e parë me eliminim direkt janë 84,4%, kundrejt 15,6% të Fluminense.\

Më i pashpresë nga të kualifikuarit, Juventus

Po Juventus? Humbja e thellë kundër Manchester City e ka komplikuar rrugëtimin e bardhezinjve, të cilët në të tetat do të përballen me Real Madrid. Një pengesë tashmë mjaft e vështirë për t’u kapërcyer sipas Opta-s, pasi shanset për të arritur në çerekfinale janë vetëm 37,7%. Fitorja e turneut, rrjedhimisht, duket pothuajse një utopi: vetëm 2,5% mundësi, përqindja më e ulët në absolut midis klubeve europiane.

SUPERKOMPJUTERI I OPTA-S, LLOGARITË E PËRQINDJEVE

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI