Flash

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Lapsi.al 27 June 2025
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më të madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë-konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Gjithashtu sektori i industrisë ka hyrë në një krizë të thellë me rënie për të pestin tremujorin radhazi, teksa industria përpunuese është në vitin e tretë të rënies. Industria (përpunimi, energjia, minierat, etj.) zë afërsisht 10% të PBB-së, duke kontribuar në mbi 13 % të punësimit total me 2023.

Fabrikat kanë hyrë në një krizë pa kthim nga rënia e fortë e euros, rritja e kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale e kombinuar me rënie të kërkesës nga jashtë.

Rënia e industrisë shënon efekt domino pasi është e lidhur me logjistikën, energjinë, ndërtimin dhe punësimin. Industria, veçanërisht përpunimi, është më e ndjeshme ndaj krizave ekonomike dhe cikleve globale. Rimëkëmbja e fortë pas pandemisë u zëvendësua nga një ngadalësim dhe më pas rënies së theksuar në 2024.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në Shqipëri në vitet e fundit ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në mirëqenien e qytetarëve dhe në aftësinë e vendit për të tërhequr investime afatgjata.

Rritja ekonomike pa themele në prodhim dhe bujqësi rrezikon të mbetet e paqëndrueshme dhe e ndërtuar mbi sektorë jo-produktivë, si ndërtimi apo konsumi i pakontrolluar./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI