Flash

Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë

Lapsi.al 27 June 2025
Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.R., për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”. Hetimet zbuluan se gjatë periudhës 7-10 maj të vitit 1999, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë, thuhet në njoftim. Aty bëhet e ditur se ai ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë.

“Aktakuza e ngarkon të pandehurin me përgjegjësi për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, si dhe për dëbimin e dhunshëm të civilëve nga shtëpitë e tyre, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronave në disa lagje të qytetit”, bëri të ditur prokuroria.

Provat kundër të pandehurit përfshijnë dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e tij përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe materiale të tjera të mbledhura gjatë hetimeve. I pandehuri ndodhet në paraburgim, ndërsa prokuroria tha se ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Dhjetë ditë më parë, një person u dënua me 15 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI