Flash

Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjyqin kundër Netanyahut

Lapsi.al 27 June 2025
Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjyqin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ky rast gjyqësor duhet të anulohet.

Të enjten, avokati i Netanyahut i kërkoi gjykatës që të mos e thërriste kryeministrin për të dhënë dëshminë për dy javë, duke thënë se atij i duhet të përqendrohet në “çështje të sigurisë” pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Gjykata e qarkut në Jerusalem tha në vendimin e publikuar online se “forma aktuale [e kërkesës së Netanyahut] nuk ofron bazë apo justifikim të detajuar për anulimin e seancave dëgjimore”.

Trump tha të enjten se gjykimi kundër Netanyahut ishte një “gjueti shtrigash”, duke shtuar se gjykimi “duhet të anulohet menjëherë ose të falet ky hero i madh”.

Netanyahu e ka falënderuar Trumpin për mbështetjen e tij në luftën e shkurtër të Izraelit kundër Iranit, që përfundoi me një armëpushim të arritur më 24 qershor.

Kryeministri izraelit ka mohuar çdo keqbërje dhe mbështetësit e tij e kanë përshkruar gjykimin si të motivuar politikisht.

Në rastin e parë penal, ai dhe gruaja e tij, Sara, akuzohen se kanë pranuar më shumë se 260.000 euro në formë të dhuratave luksoze sikurse cigare, bizhuteri dhe shampanja nga miliarderë në këmbim të favoreve politike.

Në dy raste të tjera, Netanyahu akuzohet se tentoi të negocionte mbulim më favorizues nga dy media izraelite.

Gjatë mandatit aktual, që e ka nisur në fund të vitit 2022, Qeveria e Netanyahut kishte propozuar një sërë reformash gjyqësore që kritikët thanë se ishin të dizajnuara që të dobësonin rolin e gjykatave.

Netanyahu ka kërkuar disa herë shtyrje që kur nisi gjykimi ndaj tij në maj të vitit 2020, duke përmendur si arsyetim luftën në Gazë që nisi më 2023 dhe më pas luftimet në Liban, si dhe gjatë këtij muaji konfliktin me Iranin. /REL

Të këshilluara

Putin shkon te Lukashekno në Bjellorusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Bjellorusi për një vizitë pune. Avioni i udhëheqësit rus u ul në aeroportin kombëtar të Minskut, sipas agjencisë s...

17:07

Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium

Guaska ishte thyer, por brenda ishte bosh. Në tre sitet bërthamore iraniane të Fordow, Natanz dhe Isfahan – të bombarduara nga Izraeli, më pas nga Shtetet e ...

16:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI