Flash

FSHF zgjidh qesen: 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Lapsi.al 27 June 2025
FSHF zgjidh qesen: 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe
Në kohën kur zhvillimi i futbollit varet gjithnjë e më shumë nga investimet, që në terma të thjeshtë do të thotë nga paratë e shpenzuara, Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të ngritur nivelin e futbollit profesionist në vend. FSHF ka vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

Lexo më tej: Askush nuk e do, por të gjithë e votojnë në Asamble: FSHF konfirmon "Final 4"

Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI