Flash

E përplasi makina, Zeben Ramos humb jetën: 23-vjeçari ishte në koma prej 17 ditësh

Lapsi.al 27 June 2025
E përplasi makina, Zeben Ramos humb jetën: 23-vjeçari ishte
Futbolli spanjoll është në zi për fundin tragjik të Zeben Ramos, futbollist i Las Palmas që humbi jetën në moshën 23-vjeçare si pasojë e një aksidenti rrugor të tmerrshëm. Djali ishte transportuar në spital në gjendje kritike pasi ishte përplasur nga një makinë disa javë më parë: iu nënshtrua një operacioni urgjent për një traumë të rëndë në kokë dhe ishte futur në koma të induktuar në pritje të përmirësimeve që, për fat të keq, nuk ndodhën. Për Zeben nuk pati asgjë për të bërë: njoftimi i Las Palmas ka zhytur në dhimbje të thellë gjithë komunitetin sportiv të Kanarieve.

Zeben Ramos ishte në koma që nga 10 qershori

Më 10 qershor klubi i Las Palmas, sapo i rënë në kategorinë e dytë, kishte dhënë lajmin e aksidentit me një komunikatë: “Zebensui (ky është emri i tij i plotë, shën. i përk.), një lojtar i ekipit tonë të të rinjve, u përplas nga një makinë mbrëmë në komunën Arucas dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike pasi ka pësuar një traumë të rëndë në kokë. Ai ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Universitar Doctor Negrin të Gran Canarias, ku është i shtruar nën kujdes mjekësor të specializuar. Klubi dëshiron të shprehë afërsinë dhe dashurinë për Zebensui, familjen e tij, shokët e skuadrës dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë dhe i uron një shërim të shpejtë dhe të plotë.”

Njoftimi i Las Palmas: “Zeben ka vdekur”

Djali ishte futur në koma të induktuar dhe që atëherë nuk u zgjua më: të gjitha përpjekjet e mjekëve rezultuan të kota, plagët e marra ishin shumë të rënda. Lajmin për vdekjen e Ramos e dha orët e fundit Las Palmas me një tjetër njoftim: “UD Las Palmas njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të Zebensui Ramos González, i njohur si Zeben, lojtar i skuadrës C të Las Palmas, në moshën 23-vjeçare, pasi nuk u rikuperua nga plagët e rënda të marra në një aksident tragjik të ndodhur më 9 qershor në komunën Arucas, në ishullin Gran Canaria.”

Kush ishte Zeben Ramos, mbrojtës i majtë 23-vjeçar

Klubi kanarian tregoi më pas kush ishte Zeben Ramos, jo vetëm si futbollist: “Mbrojtës i majtë i gjithanshëm dhe me potencial të madh, Zeben u dallua për përkushtimin, karakterin dhe aftësinë e tij për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme brenda linjës mbrojtëse. Pasi kishte luajtur për klube si CD San Isidro, UD Guia, Acodetti CF, SD Huesca, UD San Fernando, CD Becerril dhe UD La Atalaya, ai iu bashkua sektorit tonë të të rinjve duke ardhur nga UD Villa Santa Brigida. Puna e tij e palodhur dhe qëndrimi brenda dhe jashtë fushës i mundësuan të stërvitej disa herë edhe me Las Palmas Atletico (skuadra rezervë, shën. i përk.). UD Las Palmas dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, shokëve të skuadrës dhe të gjithë atyre që kanë ndarë me të rrugëtimin e karrierës së tij sportive. E gjithë familja ‘amarilla’ i bashkohet dhimbjes për humbjen e Zeben. Gjithmonë në zemrën e UD Las Palmas.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI