Flash

City i dërrmoi, Guardiola etik: “Juve gjithnjë e fortë, s'luanim kështu prej kohësh”

Lapsi.al 27 June 2025
City i dërrmoi, Guardiola etik: “Juve gjithnjë e fortë,
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli kështu për Mediaset pas fitores 5-2 kundër Juventusit: “I kënaqur? Sigurisht, kemi mposhtur një skuadër që kishte luajtur dy ndeshje të jashtëzakonshme. Juventusi është gjithmonë Juventusi, kishte shumë kohë që nuk luanim kështu. Vazhdojmë të mendojmë që vitin e kaluar kishim një skuadër të mirë, por pësuam dyqindmijë dëmtime. Por tani jemi ribashkuar. Ky është rrugëtimi që duhet bërë, nuk duhet folur por duhet punuar shumë.” Mbi ndjesitë e mira që la fusha: “Kemi fituar dy ndeshjet e mëparshme, por nuk kishim të njëjtat situata. Duhet të gjejmë sërish identitetin, pastaj të fitosh apo të mos fitosh nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të gjejmë veten.” Pastaj për Haaland: “Ky djalë bën gola. Pastaj ai duhet ta dijë që ka konkurrencë. Marmoush luajti mirë, të gjithë duhet të japin maksimumin. Përndryshe do të jetë e vështirë për të gjithë.”

Lexo më tej: Juventus u bë meme, Tudor pranon: “City shpenzon dhe ka lojtarë më të fortë se ne”

Dhe Guardiola përfundoi duke folur për largimin e De Bruyne: “E dua jo mirë, por më shumë. Këto vite nuk do të kishin qenë të mundura pa kontributin e tij. Ka qenë një vendim shumë i vështirë, i uroj gjithë të mirat, po shkon në një vend special me një nga trajnerët më të fortë në botë të të gjitha kohërave. Conte arrin gjithmonë të bëjë atë që duhet bërë. I uroj Kevin-it më të mirën, shumë shumë lumturi.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI