Flash

A e ka ndryshuar konflikti Izrael-Iran Lindjen e Mesme?

Lapsi.al 27 June 2025
A e ka ndryshuar konflikti Izrael-Iran Lindjen e Mesme?

Pas përfundimit të një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, vendet e rajonit të Lindjes së Mesme ndodhen përballë një momenti reflektimi. Armëpushimi i arritur nën ndërmjetësimin e Presidentit Trump është ende në fuqi, por prapaskenat diplomatike dhe pozicionet e paqarta të shumë shteteve tregojnë një rajon të ndërlikuar, që përpiqet të ruajë balancën mes interesave kombëtare, aleancave ushtarake dhe frikës nga destabilizimi. Kjo analizë e Deutsche Welle përshkruan qëndrimet e vendeve kyçe si Jordania, Arabia Saudite dhe Egjipti, dhe vëren sesi dobësimi i Iranit ka ndryshuar ekuilibrat rajonalë.

Sipas DW, duket se shumë nga vendet e rajonit kishin një objektiv të përbashkët në lidhje me luftimet mes Izraelit dhe Iranit: Ruajtjen e paqartësisë.

Në analizën në median gjermane, theksohet se dy shtete stabël myslimane në Lindjen e Mesme, Jordania dhe Arabia Saudite me të vërtetë që kanë mbajtur një retorikë kritike ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, por veprimet konkrete tregojnë diçka tjetër.

"Jordania dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit së bashku me 20 vende të tjera me shumicë arabe dhe myslimane në një deklaratë publike. Por në të njëjtën kohë, forcat ajrore të saj penguan raketat dhe dronët iranianë të fluturonin mbi hapësirën ajrore jordaneze drejt Izraelit. Jordanezët thonë se e bënë këtë për të mbrojtur qytetarët e tyre. Arabia Saudite gjithashtu nënshkroi këtë deklaratë, por mendohet se lejoi avionët izraelitë të hynin në hapësirën e saj ajrore për të rrëzuar predhat iraniane. Ekspertët në Gjermani mendojnë se edhe sauditët rrëzuan vetë raketa iraniane mbi vendin e tyre, megjithëse nuk ka raporte të verifikuara për këtë" - shkruan Deutsche Welle. 

Po pse kjo disoancë? DW thekson se elefanti në dhomë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, influenca e të cilës, pikësëpari, matet me paratë e ndihmave që shpërndan në rajon. 

Si Jordania ashtu edhe Arabia Saudite kanë një marrëdhënie komplekse me Izraelin, që përfshin kritika publike, por bashkëpunim prapa skenave. Të dyja gjithashtu mbështeten në bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në për mbrojtjen e tyre, dhe Jordania gjithashtu merr ndihmë financiare nga SHBA, në vlerën e 1.45 miliardë dollarëve në ndihmë çdo vit. Kjo e bën Jordaninë një nga vendet që marrin më shumë ndihmë nga SHBA në botë. Ukraina, Izraeli dhe Etiopia janë marrës të tjerë të mëdhenj të parave të ndihmës amerikane" - shkruan Deutsche Welle. 

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas medias gjermane, është pragmatizmi politik i këtyre shteteve. Është e vërtetë se Irani me proxit e tij është dobësuar ndjeshëm nga ofensiva dy-vjeçare e Izraelit në rajon, por a i shërben kujt kaosi?

"Megjithatë, të dyja vendet (Jordania dhe Arabia Saudite) janë të interesuara për të ruajtur stabilitetin në rajonin e tyre. Dhe kjo do të thotë të mbajnë një marrëdhënie të ekuilibruar me Iranin. Ky akt balancimi do të vazhdojë të ndikojë në politikën e jashtme rajonale, sidomos në vendet e Gjirit, thotë Simon Uolfgang Fuchs, profesor i asociuar i Islamit në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Vendet e Gjirit kanë parë se si Irani ka humbur aftësinë për t'i kërcënuar ato si më parë pasi kanë vërejtur se proxit iranianë janë dobësuar, proxit si Hezbollah në Liban dhe Siri, si dhe milicitë pro-iraniane në Irak. Shteti sirian nën diktatorin Bashar al-Assad, i cili më parë e mbështeste Iranin, tani është nën udhëheqje të re dhe gjithashtu nuk është më aleat iranian.

"Në këtë kontekst, natyrshëm duket e arsyeshme nga perspektiva e shteteve të Gjirit që të afrohen me këtë aktor të dobësuar, por ende shumë të rëndësishëm, në rajon. Ato nuk kanë interes që regjimi atje të dobësohet, e aq më pak që të përmbysët dhe të shpërthejë kaos. Jordania mban një qëndrim të ngjashëm,” argumenton Fuchs.

Në fakt, disa nga fqinjët e Iranit duken më të interesuar për të penguar rënien e regjimit aktual iranian. Pyetja që mbetet është: Kush do të qeverisë Republikën Islamike të Iranit më pas? Brenda vendit, realisht nuk ka ndonjë opozitë të organizuar, për arsye të kuptueshme, as politike dhe as të armatosur. Në mërgim, ka dy grupe që janë të gatshme, monarkistët dhe Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK). Por për të dyja grupet, efektiviteti dhe popullariteti i tyre i mundshëm tek publiku iranian mbetet i diskutueshëm" - shkruan Deutsche Welle.  

(Sunduesi i radhës? Një poster tregon anëtarët e një prej organizatave më të fuqishme të Iranit, Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, ose IRGC)

Edhe Egjipti nuk bën përjashtim. I varur po ashtu nga ndihmat amerikane dhe garancitë konkrete të sigurisë së tij, Egjipti po qëndron dukshëm në krah të interesave amerikane në Lindje të Mesme, rrjedhimisht përkrah Izraelit. 

"Qëndrimi i Egjiptit është po aq i paqartë. Qeveria egjiptiane përshëndeti armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit dhe njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet diplomatike me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të qëndrueshme për krizat rajonale. Edhe Egjipti duhet të ruajë një ekuilibër të kujdesshëm, sepse është shumë i varur nga ndihma ushtarake amerikane. Ky akt balancimi doli sërish në pah për shkak të ngjarjeve të fundit. Kajro ka refuzuar në mënyrë të përsëritur çdo plan që nënkupton pranimin e palestinezëve të dëbuar.

Rajoni i Sinajit në Egjipt kufizohet me Gazën dhe më 10 qershor, një autokolonë tokësore prej rreth 1.500 aktivistësh pro-palestinezë dhe mbi 100 automjete kaloi nga Tunizia në Libi me synimin për të hyrë në Gaza. Protestues të tjerë në Egjipt, që planifikonin t’i bashkoheshin marshimit, u sulmuan nga forcat egjiptiane të sigurisë më 14 qershor pranë një postblloku në qytetin verilindor të Ismailias. Shumë prej tyre u dëbuan më pas.

(Partneritet afatgjatë: Presidenti egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në vitin 2017)

Egjipti, dukshëm, dëshiron të shmangë çdo përplasje në marrëdhëniet me SHBA. Të dy vendet kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit dhe për të siguruar kufijtë e Egjiptit nga trazirat në Libi, Sudan ose Rripin e Gazës. Egjipti gjithashtu merr një shumë të madhe ndihme ushtarake, rreth 1.3 miliardë dollarë në vit nga SHBA. Kjo gjasë nuk pritet të ndryshojë, pasi SHBA-ja nën Presidentin Donald Trump nuk ka komentuar ende mbi situatën katastrofike të të drejtave të njeriut nën regjimin autokratik të Presidentit Abdel-Fattah el-Sisi" - shkruan Deutsche Welle. 

Si përfundim, gjiganti mediatik gjerman vë re se Irani mund të kontrollohet, por mund të ndodhë edhe e kundërta, të bëhet i paparashikueshëm. Dhe në paparashikueshmëri, Presidenti Trump s'po bën asgjë tjetër veçse po i fryen zjarrit.

"Të gjitha vendet në fqinjësi të Iranit janë të vetëdijshme për rëndësinë e ruajtjes së një ekuilibri mes aleatëve të tyre.

Një Iran i dobësuar mund të izolohet dhe të kontrollohet. Por nga ana tjetër, një vend i shtyrë në cep, i goditur rëndë dhe që lufton për mbijetesë, është i paparashikueshëm.

Fuchs shton se një tjetër gjë është bërë e qartë: kursi aktual i administratës amerikane po i shqetëson shumë vende të Lindjes së Mesme.

“Presidenti Trump, me politikën e tij të jashtme dhe përdorimin e rrjeteve sociale, po i hedh poshtë të gjitha siguritë e mëparshme. Unë dyshoj shumë që SHBA do të përqendrojë vëmendjen te Lindja e Mesme në vitet që vijnë. Izraeli dhe Irani janë përjashtime. Ka shumë pak interes për ndërhyrje të mëtejshme dhe fokusi i SHBA-së, pa dyshim, do të zhvendoset drejt Azisë Lindore” - shkruan Deutsche Welle. 

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI