Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura deri në 37 gradë

Lapsi.al 26 June 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura deri në 37 gradë

Dita e sotme pritet të shënojë një tjetër kulm të valës së të nxehtit që ka përfshirë territorin e vendit tonë gjatë javës së fundit.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Në zonat malore të veriut dhe verilindjes do të shfaqen vranësira të lehta dhe të izoluara gjatë pasdites, por pa reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke u luhatur nga 18°C në zonat malore deri 37°C në mesditë, me zonat më të nxehta që do të jenë Fieri, Elbasani, Berati dhe rrethinat e Tiranës, ndërsa në mbrëmje moti do të vijojë të jetë i nxehtë, me temperatura që zbresin ngadalë në 25–28°C, duke sjellë net të vakëta. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi 15–25 km/h.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI