Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Netanyahu: Fitorja e Izraelit kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje

Lapsi.al 26 June 2025
Netanyahu: Fitorja e Izraelit kundër Iranit hap derën për

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se "fitorja" e Izraelit ndaj Iranit ofron mundësi për një zgjerim të marrëveshjeve të paqes.

"Ne luftuam me trimëri kundër Iranit dhe arritëm një fitore të madhe. Kjo fitore hap derën për një zgjerim dramatik të marrëveshjeve të paqes", tha Netanyahu. "Ne po punojmë me energji për këtë."

Kryeministri tha se tani ekziston një dritare mundësie për të mposhtur Hamasin dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen aktualisht nga grupi terrorist në Rripin e Gazës.

“Nuk duhet të humbasim asnjë ditë”, tha Netanyahu.

Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka shpallur gjithashtu fitoren në konfliktin 12-ditor, pavarësisht vrasjes së udhëheqësve të lartë ushtarakë iranianë nga Izraeli dhe sulmeve në centralet bërthamore.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, kishte lënë të kuptohet të martën se Izraeli ishte i hapur për marrëdhënie të reja me vendet arabe. Duke folur me gazetarët në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Danon tha se tani është "koha për të ndërtuar ura dhe partneritete në rajon".

Danon nuk tregoi ndonjë vend të veçantë, por përmendi normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun nëpërmjet Marrëveshjeve të Abrahamit.

Të këshilluara

Putin shkon te Lukashekno në Bjellorusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Bjellorusi për një vizitë pune. Avioni i udhëheqësit rus u ul në aeroportin kombëtar të Minskut, sipas agjencisë s...

17:07

Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium

Guaska ishte thyer, por brenda ishte bosh. Në tre sitet bërthamore iraniane të Fordow, Natanz dhe Isfahan – të bombarduara nga Izraeli, më pas nga Shtetet e ...

16:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI