Mbappé shënjestër e reperit: “Tradhtar, i mbivlerësuar dhe i pavlefshëm”
Sulmi i Booba (dhe nuk është as i vetmi kundër Kylian) është kulmi i radhës i tensionit mes ish-ve: nga zënkat e ashpra në dhomat e zhveshjes, te fyerjet, mungesa e përshëndetjes nga klubi, hakmarrja e Mbappé në videon e lamtumirës dhe tani te veprimet me avokatë për çështje parash. Më e fundit, në rend kronologjik, është padia për ngacmime morale me të cilën Mbappé ka përfshirë sërish PSG-në, tashmë i paditur për kompensime milionëshe të papaguara sipas kontratës. Tani artisti që jeton në Miami i ka “këshilluar” ngrohtësisht sulmuesit që të heqë dorë, të ulë hundën dhe të lërë mënjanë këmbënguljen kundrejt drejtuesit të lartë të klubit. Përndryshe, lë të kuptohet, do ta humbasë durimin dhe do të tregojë gjithçka.Lexo më tej: Mbappé kthehet pas shtrimit në spital: tifozët të shqetësuar për ndryshimin fizik
Mbappé është një nga shënjestrat e preferuara të reperit Booba, i cili nuk ka humbur rast për të shprehur pakënaqësinë dhe mospëlqimin ndaj tij, përveçse e ka tallur në mënyrën më thumbuese dhe të hapur të mundshme. E ka thumbuar shpesh në rrjetet sociale, madje i ka kushtuar edhe vargje “flakëruese” në disa këngë të tij. Një vit më parë foli për të duke e quajtur “i mbivlerësuar dhe i pavlefshëm. Je një vegël e sistemit. Shko në Real Madrid për të mësuar si të bësh jetën e mirë me Vinicius. Fat të mbarë.” E më pas, me rastin e fitores së Champions nga PSG në finalen kundër Inter, e rëndoi më tej: “Tradhtove ‘hondën’ (familjen) për një tortilje… çfarë gabimi, çfarë gabimi.” Më herët, duke iu referuar paraqitjes zhgënjyese në El Clasicon e humbur në nëntor 2024 ndaj Barcelonës, ia përplasi në fytyrë statistikat e ndeshjes aq zhgënjyese, sa kishin “po aq zero sa çekët e tij.”.@KMbappe Si tu laisses pas Nasser tranquille je vais lui dire ce que tu fais à Palm Beach et avec qui et pourquoi tu as chopé une "gastro". Joue au foot marque des buts et vends des maillots. Tu vas pas nous péter les couilles longtemps Kyky. Et passe ton permis! pic.twitter.com/WUt6q6t1YC
— Booba (@booba) June 26, 2025