Flash

Asgjësohen mbi 2900 bimë kánabisi në Shkodër, procedohen katër persona

Lapsi.al 26 June 2025
Asgjësohen mbi 2900 bimë kánabisi në Shkodër,

Policia ka asgjësuar 2936 bimë kanabisi në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”. Nën hetim janë vendosur katër persona mes tyre inxhinieri i pyjeve, roja i zonave të mbrojtura dhe dy kryepleq për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të asgjësimit, ndërkohë që vijon puna për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;

-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;

-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Të këshilluara

DW: Gjermania në borxhe rekorde

Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e internetit të shpej...

08:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI