Flash

Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramës

Lapsi.al 25 June 2025
Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi zgjatjen me 1 vit të urdhrit ekzekutiv për gjendje emergjence kombëtare për Ballkanin Perëndimor nga presidenti amerikan Donald Trump. Berisha tha se Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Kryeministrit Edi Rama dhe karteleve të tij. Ai shtoi se disa ditë para, kryeministri i Shqipërisë "u damkos" sipas tij, nga media kryesore e SHBA-së Fox News.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ramaduro! Ramaduro. Çfarë komenti tjetër do? Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro. E kupton vetë! Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës. Po për kë bien këto kambana? A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega. Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti. Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës. Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme. Kjo është arsyeja. Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI