Flash

U akuzuan se spiunuan për Izraelin, Irani ekzekuton tre persona

Lapsi.al 25 June 2025
U akuzuan se spiunuan për Izraelin, Irani ekzekuton tre persona

Mediat iraniane thonë se Irani ka varur tre burra, të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Agjencia Mizan raporton se ata u dënuan edhe për “përpjekje për të futur kontrabandë pajisje për të kryer vrasje”.

Ekzekutimi i tyre vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Iranit dhe Izraelit, të cilat janë përshkallëzuar ndjeshëm. Irani ka arrestuar gjithashtu 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin gjatë konfliktit 12-ditor, sipas Nour News. Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI