Flash

Trump në samitin e NATO-s, çfarë mund të shkojë keq?

Lapsi.al 24 June 2025
Trump në samitin e NATO-s, çfarë mund të shkojë keq?

Ndërsa bota pret me frymën mbajtur pas sulmeve direkte të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, Presidenti Donald Trump pritet në Holandë të martën për samitin e NATO-s.

Ky është samiti i parë i Trump-it në NATO pas rizgjedhjes. Ai ka bërë më parë komente të ashpra për aleatët europianë që sipas tij janë rehatuar me sigurinë falas të amerikanve. Europianët janë të vendosur për të provuar të kundërtën dhe shpresojnë ta bindin Presidentin të mos tërheqë trupat apo kapacitetet ushtarake amerikane nga kontinenti.

“Raportet me Europën janë kaq të tensionuara që disa javë më parë nuk ishim fare të sigurt se (Trump) do të vinte në samit,” thotë një diplomat i lartë për BBC, në kushte anonimiteti.

Me Rusinë dhe Kinën që ruajnë për dobësitë e Perëndimit, neglizhimi i samitit të NATO-s nga Trump mund të ishte katastrofë. Por megjithatë, Moskës dhe Pekinit mund t’u duket si një spektakël për të ndjekur…

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e strukturoi samitin rreth Trump-it, duke pranuar rritje të mëdha buxhetesh për mbrojtjen, për të treguar se Europa merr seriozisht përgjegjësinë. Ai shpresonte të mbyllte axhendën në çështje financiare për të shmangur konflikte mes Trump-it dhe aleatëve.

Trump kërkon fitore, dhe është shumë i ndjeshëm ndaj kritikës. Më herët pati premtuar se aleatët evropianë do të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtje, dhe kjo u cilësua si fitore e madhe. Ambassadori amerikan për NATO-n, Matthew Whitaker, tha:

“Ky samit ka të bëjë me besueshmërinë.”

Megjithatë, Spanja pretendoi se kishte marrë një përjashtim, një gjë që Rutte e mohoi. Shtete të tjera janë gjithashtu në vështirësi me gjetjen e fondeve.

Europa duhet të mbajë SHBA-në në anën e vet, veçanërisht nëse Trump vendos të reduktojë praninë në kontinent. Rutte arrijti të bindë shumicën e udhëheqësve të firmosnin angazhimin 5%, përveç Spanjës, por Trump është i paparashikueshëm, thotë ish-ambasadorja Julianne Smith.

Megjithatë, nuk është e përcaktuar nëse SHBA do të përfshihen në deklaratën përfundimtare që përçon Rusinë si kërcënimin kryesor. Besimi i Europës te SHBA-ja u trondit nga qasja e lehtë ndaj Rusisë dhe presioni mbi Ukrainën. Trump tha gjithashtu se SHBA nuk do të shpenzonte 5%, por aleatët duhet ta bëjnë, fjalë që lënduan diplomatët europianë.

NATO-ja propozon ndarjen e objektivit në dy pjesë:

  • 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzime ushtarake direkte.

  • 1.5% të mbetur për “çështje të mbrojtjes”, si porta e ngarkesave në Holandë apo investime në siguri kibernetike në Francë.

Ky plan ka avantazhin psikologjik të kapërcimit të pragut amerikan 3.4%, por kërkon qindra miliarda shtesë, që duhen financuar nga taksa, borxhe apo shkurtime në shërbime sociale.

Në Europë janë vendosur 100,000 trupa luftarake amerikane, 20,000 prej të cilëve pas pushtimit rus të Ukrainës. Rishikimi strategjik i SHBA-së po vijon dhe pritet të sjellë reduktime në mbështetje, pa fonde të reja për Ukrainën dhe mundësi të tërheqjes së trupave amerikane.

Polonia, që shpenzon 4.7% të PBB-së, është shembull pozitiv, ndërsa shtete si Spanja kanë probleme qeveritare për shkak të shpenzimeve. Euroazia ka preferuar të mbështetet te SHBA për inteligjencë, kontroll dhe udhëheqje, dhe të zëvendësojë këto kapacitete do të kërkonte vite, përpos qindra miliardash investime.

Samiti mund të shënojë pikën kthese, ku Europa fillon të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj. Në fund të fundit, stabiliteti i këtyre vendimeve do të varet nga gjendja shpirtërore e tij e Trump. Ai ka premtime madhështore, por pa garanci.

Është koha për Europën të tregojë se nuk është lypëse e sigurisë, por kontribuese aktive, nëse dëshiron që Trump të qëndrojë, jo të largohet.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI