Flash

Tronditet futbolli francez: Olympique Lyon, nga Kupat e Europës rrëzohet në Ligue 2

Lapsi.al 24 June 2025
Tronditet futbolli francez: Olympique Lyon, nga Kupat e Europës

Një nga klubet më të mëdha të futbollit francez, Olympique Lyon, është zyrtarisht në Ligue 2, pas dështimit për të përmirësuar gjendjen e rënduar financiare. Vendimi është konfirmuar sot nga DNCG. Organi rregullator financiar i futbollit francez muaj më parë kishte dhënë një paralajmërim për rënie të mundshme. Kjo nëse Lyon nuk do të zgjidhte borxhin prej rreth 175 milionë euro përpara fillimit të sezonit 2025/26.

Pavarësisht përpjekjeve të pronarit amerikan John Textor, si shitja e aksioneve të tij në Crystal Palace, transferimi i disa lojtarëve si Rayan Cherki dhe Said Benrahma, dhe përpjekjet për të siguruar kapital të ri, DNCG e ka cilësuar situatën si të pasigurt dhe ka konfirmuar zbritjen në kategorinë e dytë.

Në një përpjekje për të shmangur dënimin, Olympique Lyon kishte bërë edhe manovra brenda rrjetit të klubeve të Textor. Disa prej tyre ishin transferimi i Thiago Almada nga Botafogo me huazim “falas”. Megjithatë, këto veprime nuk ishin të mjaftueshme për të bindur autoritetet.

GJIGANTËT FRANCEZË RRËZOHEN PËR SHKAK TË BORXHEVE

Gazeta franceze L’Équipe e ka cilësuar vendimin si një “rrufe në qiell të hapur” për futbollin francez. Lyon, skuadër me histori të lavdishme dhe tituj të shumtë, për herë të parë pas shumë dekadash, do të luajë në Ligue 2. Textor, që deri pak javë më parë ishte i bindur se klubi do të shpëtonte. "Mos u shqetësoni, kemi para", kishte deklaruar ai në maj, por tani do të përballet me pasojat e një sezoni katastrofik financiar dhe sportiv.

Pasojat pritet të jenë të mëdha edhe në merkato, pasi shumë lojtarë të rëndësishëm pritet të largohen. Ndër ta, Malick Fofana, një nga talentet më premtues të klubit, është tashmë në radarët e Premier League. Lyon ka të drejtën për të apeluar vendimin. Por për momentin, klubi i njohur francez përballet me realitetin e hidhur: një sezon në Ligue 2.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI