Flash

Schjelderup i rrëmben vendin e parë Bayern Munich: Benfica kualifikohet në 1/8

Lapsi.al 24 June 2025
Schjelderup i rrëmben vendin e parë Bayern Munich: Benfica

Grupi C i Botërorit për Klube përfundon me një surprizë. Bayern Munich, tashmë i kualifikuar në 1/8-tat e finaleve, humbet 1-0 përballjen ndaj Benfica dhe, si i dytë, do të përballet me Flamengon, ndërsa portugezët e mbyllin në vendin e parë me 7 pikë dhe presin njërin mes Chelsea dhe Esperance Tunisi. Golin e vonshëm nën diellin djegës të Sharlotës e shënoi Schjelderup në minutën e 13’. Bayer ia la kundërshtarëve pjesën e parë, më pas mori iniciativën por u përplas me një Trubin të jashtëzakonshëm.

Në “derbin” evropian të grupit C të Botërorit për Klube fituese doli Benfica, e cila mbyll si e para grupin, ndërsa Bayern si i dyti, duke eliminuar Boca Juniors dhe Auckland City. Në takimin mes skuadrave të Lage dhe Kompany vendosi goli i Schjelderup në minutën e 13’, pas një kundërsulmi të Di Marías dhe asistit të Aursnes. Bayern, pa Kane, Kimmich dhe Olise në nisje për shkak të rrotacionit (ishte tashmë i kualifikuar para këtyre 90 minutave), pati vështirësi gjatë gjithë pjesës së parë dhe krijoi vetëm dy raste (shpërdoruar nga Sané dhe Müller) në minutat e fundit të kësaj pjese.

Lexo më tej: Atletico Madrid mposht Botafogo, por eliminohet: PSG thyen Seattle e kryeson grupin

Në pjesën e dytë, Kompany hodhi në fushë tre yjet për Bishof, Palhinha dhe Gnabry, dhe diferenca u ndje: fillimisht Trubin u shpërtheu në super intervenime ndaj Sané (në minutat 50 dhe 88) dhe ndaj Pavloviç (75’) për t’i shpëtuar golit, ndërsa një pozicion jashtë loje i Kane-s anuloi goditjen e barazimit të Kimmich. Tani gjermanët do të ndeshen me Flamengon në 1/8 e finaleve, ndërsa Benfica pret një mes Chelsea dhe Esperance de Tunnis, që përballen sonte në orën 3 të mëngjesit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI