Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Gjermania: Do të paguajmë pjesën që na takon për mbrojtjen e Europës

Lapsi.al 24 June 2025
Gjermania: Do të paguajmë pjesën që na takon për

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që samiti “historik” i NATO-s, që nis të martën në Hagë, synon të garantojë paqen në Evropë për gjeneratat e ardhshme.

Merz i ka thënë Parlamentit të Gjermanisë disa orë para samitit se Putini vazhdon të jetë i vendosur që Ukraina duhet të jetë pjesë e Rusisë.

Ai është zotuar se Berlini do të paguajë “pjesën që i takon” për të mbrojtur Evropën.

Presidenti amerikan, Donald Trump është rrugë për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e parë të NATO-s prej vitit 2019, ku liderët pritet të zotohen se do të shpenzojnë 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshme në mbrojtje dhe 1.5 për qind shtesë në infrastrukturë të përafërt.

Para nisjes së samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka thënë kolegëve evropianë që të mos shqetësohen për përkushtimin amerikan ndaj aleancës perëndimore dhe të fokusohen në investim në mbrojtje dhe që të mbështesin Ukrainën.

Ai ka insistuar se presidenti amerikan dhe lidershipi i lartë janë të “përkushtuar plotësisht” në NATO.

Rutte ka thënë se Evropa dhe Kanadaja tashmë janë zotuar për të ndarë mbi 35 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën këtë vit.

Dhjetë njerëz janë vrarë në sulmet ruse në Ukrainë të martën, ndërsa kancelari gjerman ka thënë se secili tentim për të dërguar Rusinë në tavolinën e negociatave ka qenë i pasuksesshëm.

Sulmet raketore në qytetin lindor Dnjipro dhe në qytezën e afërt Samar, kanë lënë të vrarë 11 persona dhe kanë plagosur 150 të tjerë, sipas shefit rajonal, Serhiy Lysak.

Një numër fëmijësh janë plagosur në sulmin në Dnjipro, pasi raketa e ka dëmtuar një kopsht fëmijësh dhe një tren pasagjerësh.

Një tjetër sulm raketor në Sumi ka lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka arritur në Hagë dhe pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në margjina të samitit të NATO-s.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë prej takimit të zhvilluar në prill në Vatikan, në ditën e funeralit të Papa Françeskut.

REL

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI