Flash

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende aktive

Lapsi.al 23 June 2025
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri janë raportuar 7 vatra zjarri, ku janë shuar 5 vatra dhe 2 janë ende aktive. Gjithashtu vatrat aktive ndodhen aktualisht në qarkun e Kukësit dhe në qarkun e Vlorës.

Njoftimi i Plotë:

Informacion mbi situatën e zjarreve

Data 23.06.2025, ora 12:00

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.

2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.

3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.

4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe ⁠1 helikopter i FA.

Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë - Vranisht dhe Lukovë.

Qarku Kukës.

2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, situata drejt përmirësimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI