Flash

Sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem, tre persona nën hetim

Lapsi.al 23 June 2025
Sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem, tre persona

Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.

Në këtë zonë të bregdetit u hoqën 100 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme. Tre personat u vunë nën hetim, ndërsa rasti i ka kaluar Prokurorisë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në një hapësirë publike në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 100 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. O., 37 vjeç, T. O., 72 vjeç dhe B. A., 41 vjeç, banues në Kavajë dhe në Golem”, njoftoi sot policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.5 lekë dhe do s...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI