Flash

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë

Lapsi.al 23 June 2025
Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuat sot se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli. Ministri thotë se u evakuuan dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit, të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.

Ai ka falenderuar autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Gjithashtu Hasani thotë se vijojnë të ndjekin me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet.

"4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli - dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit - të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona", njofton ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.5 lekë dhe do s...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI