Flash

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 36-të

Lapsi.al 23 June 2025
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 36-të

Deputetët në Kosovë do të mblidhen sërish sot në një tentativë të radhës për konstituimin e Kuvendit. Kjo është hera e 36-të që Kuvendi mblidhet me shpresën për konstituim, një situatë e paprecedentë në historinë e demokracisë parlamentare të Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të njëpasnjëshme, deri më tani nuk është arritur konsensus ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e organeve të tjera të brendshme. Seanca është thirrur për orën 11:00, ndërsa nuk pritet që të ketë ndonjë ndryshim, pasi që partitë politike po vazhdojnë të qëndrojnë në pozicione të njëjta sa i përket emrit të Albulena Haxhiut të propozuar nga LVV si kandidate për kryeparlamentare.

Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile në Kosovë kanë bërë thirrje të vazhdueshme për dialog politik dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se zvarritja e procesit dëmton funksionimin demokratik të shtetit dhe pengon përparimin në fusha të rëndësishme si integrimi evropian, reformat dhe zhvillimi ekonomik.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.5 lekë dhe do s...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI