Flash

Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në jo Katarin

Lapsi.al 23 June 2025
Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në jo Katarin

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani "shkatërroi" bazën ajrore amerikane në Katar, sulmi në asnjë mënyrë “nuk paraqet ndonjë rrezik për Katarin ose popullin e tij”.

Më tej në deklaratë thuhet se Irani “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike” me Katarin.

Deklarata e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga media shtetërore e Iranit, thotë se numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane.

Pak çaste më parë, qeveria e Katari tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur të gjitha raketat iraniane dhe se nga sulmi nuk ka pasur viktima.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI