Flash

U përdor në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për bombarduesin B2

Lapsi.al 22 June 2025
U përdor në Luftën e Kosovës, çfarë duhet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

B-2 Spirit është bombarduesi më modern i Forcave Ajrore të SHBA-ve.

B-2 është i pajisur me katër motorë, mund të armatoset me armë bërthamore ose konvencionale, manovrohet nga një ekuipazh prej dy personash, ka një kapacitet ngarkese prej 18000 kilogramësh dhe një rreze veprimi të pakufizuar përmes furnizimit me karburant në ajër.

Ky bombardues fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe u përdor për herë të parë në luftime dhjetë vite më vonë gjatë Operacionit Allied Force, ndërhyrjes së NATO-s në krizën humanitare në Kosovë, duke fluturuar pa ndalesë nga baza e tij në Missouri për të goditur objektivat serbe, sipas Forcave Ajrore.

Më vonë, ai kreu edhe misione më të gjata për të goditur objektiva në Afganistan në tetor 2001, gjatë fazës së hershme të Operacionit Enduring Freedom.

Së fundmi, B-2 është përdorur nga baza e përbashkët amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian për të goditur objektiva të Houthive në Jemen.

Në inventarin e Forcave Ajrore Amerikane ndodhen vetëm 20 avionë B-2, të gjithë të vendosur në bazën ajrore Whiteman në Missouri.

Çdo njëri prej këtyre bombarduesve kushton rreth 2 miliardë dollarë sipas vlerësimeve aktuale.

Bomba shkatërruese e bunkerëve: SHBA përdori bombën GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), të njohur si “bunker buster”, gjatë sulmeve të së shtunës mbrëma (me orën amerikane lindore) ndaj objekteve bërthamore të Iranit, sipas dy burimeve të njohura me operacionin.

MOP - një bombë me peshë 13600 kilogramë që përmban 2700 kilogramë eksploziv - është “projektuar për të arritur dhe shkatërruar armët e shkatërrimit në masë të kundërshtarëve tanë të vendosura në objekte të mbrojtura mirë”, sipas një materiali informues të Forcave Ajrore të SHBA-ve.

B-2 është i vetmi aeroplan në inventarin amerikan që mund të mbajë bombën GBU-57A/B.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI