Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Pse nuk pati rrezatim/ A e fshehu Irani uraniumin e pasuruar para sulmit të SHBA

Lapsi.al 22 June 2025
Pse nuk pati rrezatim/ A e fshehu Irani uraniumin e pasuruar para sulmit të

Albert Ajnshtajni u shpreh dikur se “është më e lehtë të thyesh atomin sesa paragjykimet e njerëzve”. Duhet të shpresojmë që ai të ketë gabuar pasi nëse mposhtja e paragjykimeve njerëzore është një betejë sizifiane, për fat të keq thyerja e atomit është e mundur. Dhe rezultati i kësaj të fundit është radioaktiviteti. Kjo çështje është rikthyer pas bombardimeve amerikane, të afta të depërtojnë thellë në bunkerët iranianë ku pasurohet uraniumi.

Irani ka 3 vende bërthamore: në Natanz (i goditur që nga orët e para), vendi i Kolan Gaz (i treti i ndërtuar në rend kronologjik), por mbi të gjitha Fordow, i ashtuquajturi mal atomik. Bombat GBU-57 u përdorën sigurisht në Fordow, në jugperëndim të Teheranit. Natanz ka ose kishte para bombardimeve 10 mijë centrifuga, sipas vlerësimeve. Në Fordow besohet se ndodhen ato më të fuqishmet, të afta të pasurojnë uraniumin deri në 60% (për pajisjet vlerësohet se duhet të arrijë 90%).

A pati reaksione bërthamore? IAEA ka raportuar se sulmet e fundit, të paktën ato në kompleksin e Isfahanit kanë goditur 6 ndërtesa përveç 4 të dëmtuara më parë, por këto përmbanin pak ose aspak material bërthamor. "Strukturat e goditura sot nuk përmbanin material bërthamor ose sasi të vogla të uraniumit natyror ose të pasuruar dobët, që do të thotë se çdo ndotje radioaktive është e kufizuar në ndërtesat që u dëmtuan ose u shkatërruan" – u tha në deklaratë.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies treguan gjithashtu lëvizje rreth vendit midis 19 dhe 20 qershorit me kamionë. Është e mundur që ato ditë të jetë hequr një pjesë e materialit bërthamor. Megjithatë është shumë e pamundur që njerëzit e regjimit të Khameneit të kenë lëvizur uraniumin e pasuruar me kamionë të thjeshtë. Ai nuk është një material që mund të futet në një kuti ose në një qese.

Agjencia iraniane Mehr pretendoi se uraniumi i pasuruar ishte siguruar që më parë në pritje të ndonjë sulmi. Megjithatë është e vështirë në "mjegullën e luftës" të ndash propagandën, kundër-informacionin nga realiteti. Nëse do të ishte bërë, atëherë shërbimet sekrete iraniane kanë marrë pikë duke e lëvizur atë para fillimit të bombardimeve, duke pasur parasysh kompleksitetin e operacionit.

Është e rëndësishme të theksohet se për momentin nuk ka asnjë provë se Irani kishte të gjitha pjesët komplekse për ndërtimin dhe përdorimin e pajisjeve atomike ushtarake. Perëndimi duhet të shmangë gabimin e përsëritjes së asaj që ndodhi me armët fantazmë të shkatërrimit në masë në Irak pas 11 shtatorit 2001. Izraeli dhe SHBA-të po bërtasin për fitoren për "shkatërrimin" e programit bërthamor ushtarak iranian. Por duhet të presim për prova nëse ekziston një program bërthamor ushtarak iranian. /Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI