Flash

Kurti për sulmet amerikane në Iran: SHBA-të janë superfuqia demokratike

Lapsi.al 22 June 2025
Kurti për sulmet amerikane në Iran: SHBA-të janë superfuqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me sulmet amerikane në Iran. Kurti thekson se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.

Ai shkruan se Kosova mbështet qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së kundër programeve bërthamore të Iranit. Kurtin shton se ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur

"Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.

Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur," shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI