Flash

Guterres i alarmuar nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit

Lapsi.al 22 June 2025
Guterres i alarmuar nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte thellësisht i alarmuar nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, duke bërë thirrje për paqe. Sipas tij ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në prag të greminës dhe një kërcënim i menjëhershëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit - me pasoja shkatërruese për civilët, rajonin dhe botën," shtoi ai.

Guterres u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së që të ulin tensionet në situatë, në përputhje me detyrimet e tyre sipas Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

"Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia", shkroi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI