Flash

Tiranë/ Dhunoi ish-gruan, bashkëjetuesin dhe vëllain e tij, arrestohet 39-vjeçari

Lapsi.al 21 June 2025
Tiranë/ Dhunoi ish-gruan, bashkëjetuesin dhe vëllain e tij,

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar ish-gruan, bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit.

Denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga ish-gruaja e 39-vjeçarit, shtetasja me iniciale B. Xh..

Ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme, së bashku me kushëririn e tij 30-vjeçarin me iniciale G. L., e kanë dhunuar.

Gjithashtu ka deklaruar, se ata kanë goditur me bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit, shtetasit me iniciale F. P dhe E. P..

Ndërkohë 39-vjeçari me iniciale E. Xh., është arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P.

Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.,”- njoftoi policia.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, të ...

11:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI