Flash

Lirohet nga burgu pas katër vitesh lideri i opozitës në Bjellorusi

Lapsi.al 21 June 2025
Lirohet nga burgu pas katër vitesh lideri i opozitës në

Pas më shumë se katër vitesh në burg, lideri i opozitës bjelloruse, Sergei Tikhanovsky, është liruar nga autoritetet bjelloruse.

Ky vendim erdhi menjëherë pas një takimi të papritur mes presidentit Alexander Lukashenko dhe të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump, Keith Kellogg, në Minsk.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij dhe tashmë lidere e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, përmes një postimi në platformën X.

“I LIRË. Është e vështirë të përshkruaj gëzimin që ndjej në zemër,” shkroi ajo, duke publikuar edhe një video ku Tikhanovsky shihet duke e përqafuar atë i buzëqeshur.

Ajo falënderoi presidentin amerikan Donald Trump, të dërguarin e tij Keith Kellogg, si dhe aleatët europianë, duke theksuar se autoritetet amerikane ndihmuan në lirimin e bashkëshortit të saj.

Tikhanovsky, bloger dhe aktivist i njohur, u dënua në vitin 2021 me 18 vite burg për akuzat e “organizimit të trazirave” dhe “nxitjes së urrejtjes”, ndërsa më vonë mori edhe 18 muaj shtesë për “mosbindje ndaj autoriteteve”.

Ai ishte arrestuar në vitin 2020, pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale, ku synonte të kandidonte kundër Lukashenkos.

Pas arrestimit të tij, bashkëshortja e tij, Svetlana, mori vendin në garë dhe u kthye në simbol të opozitës bjelloruse, megjithëse zgjedhjet u konsideruan të manipuluara nga shumica e vëzhguesve ndërkombëtarë. Sipas mediave ndërkombëtare, Tikhanovsky ka mbërritur tashmë në Vilnius të Lituanisë së bashku me 13 të burgosur politikë të tjerë, në një lëvizje që shihet si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike më të gjerë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI