Flash

Izraeli: Kemi vrarë komandantin e lartë iranian, financuesin e Hamasit

Lapsi.al 21 June 2025
Izraeli: Kemi vrarë komandantin e lartë iranian, financuesin e Hamasit

Tel Avivi pretendon se ka eliminuar një figurë kyçe të Gardës Revolucionare, të përfshirë në armatosjen e Hamasit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi të shtunën se Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) kanë vrarë një komandant të lartë iranian gjatë një sulmi ajror ndaj një apartamenti në qytetin Qom të Iranit, sipas raportimeve nga mediat vendase dhe agjencisë Reuters.

Sipas Katz, komandanti Saeed Izadi ka qenë përgjegjës për financimin dhe armatosjen e Hamasit përpara sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit. “Ky është një sukses i madh për inteligjencën izraelite dhe Forcën Ajrore. Drejtësi për të vrarët dhe pengjet. Dora e gjatë e Izraelit do të arrijë çdo armik,” u shpreh ai.

Izadi ishte pjesë e Forcës elitare Quds, një degë e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e cila merret me operacione jashtë vendit dhe mbështet grupet aleate të Iranit në rajon.

Deri tani, Garda Revolucionare Iraniane nuk ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Izadit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI