Inter mposhti 2-1 Urawa Red Diamonds në ndeshjen e dytë të Grupit E në Kupën e Botës për Klube, duke i dhuruar teknikut Cristian Chivu fitoren e parë në pankinë. Në Seattle, zikaltërit u detyruan të prisnin kohën shtesë për të rrëmbyer tre pikët falë një goli nga Carboni, në fund të një ndeshjeje të dominuar nga fillimi në fund për sa i përket zotërimit të topit, por pa raste të mëdha për gol.
Avantazhi i Urawa erdhi në minutën e 11’ me një aksion në krahun e djathtë mes Kaneko dhe Watanabe, i barazuar nga një goditje e Lautaro Martinez nga këndi në minutën e 78’, pasi i njëjti kapiten zikaltër kishte goditur traversën në pjesën e parë. Diagonalia vendimtare, megjithatë, erdhi në minutën e 92’ dhe mban firmën e Valentin Carboni.

Tre gola në Lumen Field të Seattle, lart në veri. I pari në minutën e 11’, me Watanabe. Futbollisti më i talentuar i Urawa mori një asist nga Kaneko nga e djathta dhe e mposhti Sommer për 1-0. Lautaro, nga ana tjetër, befasoi veteranin Nishikawa me një roveshatë nga brenda zonës, pas një goditjeje këndi të Barella (78’). Shpërthimi vendimtar mban firmën e Valentin Carboni, që vinte nga një dëmtim i rëndë në gju i pësuar kundër Marsejës. Argjentinasi zëvendësoi mesafushorin e kombëtares shqiptare Asllani e në minutën e 92’ gjeti një top brenda zonës dhe mposhti Nishikawa me të djathtën për rezultatin 2-1.
Lexo më tej: Chivu nuk arrin ta besojë atë që dëgjoi pas Monterrey-Inter: “Tha vërtet ‘turpshëm’?”
Zikaltërit rrethuan zonën japoneze, prodhuan një zotërim topi rreth 80% dhe goditën një traversë në pjesën e parë me Lautaro. Sebastiano Esposito, i aktivizuar titullar, u zëvendësua nga vëllai i tij Pio në fillim të pjesës së dytë. Ish-lojtari i Spezia u dallua edhe ai me një roveshatë fluturimthi dhe disa goditje me kokë, ndërsa Luis Henrique – edhe ai titullar – e nisi mirë por më pas ra me kalimin e minutave. Chivu ka shumë për të punuar. Tani mendimet e Interit do të përqendrohen te ndeshja River-Monterrey.