Flash

Artikulli në Fox News, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Lapsi.al 21 June 2025
Artikulli në Fox News, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artikullit për kryeministrin Edi Rama.

Berisha shprehet në postimin e tij në rrjete sociale se me këtë shkrim, Rama është damkosur botërisht si "Maduro i Europës". Më tej thotë se këtë etiketim, kryeministri e ka marrë për shkak të "lidhjeve të tij me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale "

Postimi i plotë:

Damkosje historike!

Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!

Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.

Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI